Përfundon takimi Palmer-Vuçiç, SHBA mesazhe të qarta në mes të Beogradit

schedule11:55 - 4 Nëntor, 2019

schedule 11:55 - 4 Nëntor, 2019

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të posaçëm të DASH për Ballkanin Matthew Palmer me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas raportimit te korrespodentit te ABC News Idro Seferi ky ishte takim i rëndësishëm mes Palmer dhe Vuçiç për shkak se mesazhet e Palmer në Serbi do të ishin të veçanta. Mësohet se Palmer në takimin me Vuçiç të ketë përcjellë mesazhin që SHBA do të kujdesen për të krijuar një mundësi për vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi.

Palmer tha se SHBA janë të interesuara që të ndihmojnë Ballkanin perëndimor, duke theksuar që Bashkimi Europian bëri një gabim, që nuk i dha një shans Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave.

SHBA do të mundohen që të bëjnë presion në takimin e samitit të Zagrebit, që të ndryshojë këtë qëndrim të Bashkimit Europian, sepse sipas Palmer, kjo lidhet edhe me zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Sipas Palmer, Ballkani duhet të ketë një perspektivë evropiane, dhe nuk duhet të jetë i zhgënjyer nga BE. Palmer e quajti një gabim historik të BE, refuzimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe theksoi se SHBA do të punojë që kjo të ndryshojë.

Vuçiç pas takimit me Palmer u shpreh se do të flasë sot me kryeministrin Rama dhe me atë të RMV, Zoran Zaev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!