Lavrov: Çdo diskutim për luftën në Ukrainë pa Rusinë do të ishte i kotë

schedule11:52 - 9 Prill, 2024

schedule 11:52 - 9 Prill, 2024

“Rusia dhe Kina ranë dakord se çdo takim mbi Ukrainën që injoron interesat e Moskës është i kotë.” Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë shtypi me homologun e tij kinez, Wang Yi.

“Ne diskutuam situatën aktuale rreth krizës në Ukrainë”, tha Lavrov, shkruan Tass.

“Ne dhe kolegët tanë kinezë mbështetëm përfundimin se çdo takim ndërkombëtar që injoron pozicionin e Rusisë duke promovuar të ashtuquajturën formulë të paqes të [liderit ukrainas Vladimir] Zelensky dhe për këtë arsye janë të shkëputura nga realiteti, janë të kota”, shtoi ai.

Lavrov deklaroi se Moska i është mirënjohëse Pekinit për pozicionin e tij të paanshëm dhe të balancuar ndaj Ukrainës, si dhe për gatishmërinë për të luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e krizës me mjete politike dhe diplomatike./abcnews.al