Mbi një mijë të vdekur nga ethet e dengës në Brazil gjatë 2024

schedule11:26 - 9 Prill, 2024

schedule 11:26 - 9 Prill, 2024

Në trembëdhjetë javët e para të vitit 2024, Brazili ka tejkaluar tashmë rekordin vjetor historik të viktimave nga ethet e dengës.

Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës deri më 8 prill, numri i viktimave ishte 1116.

Gjatë 2023, u shënuan 1094 viktima.  Sa i përket infeksioneve, në pak më shumë se tre muaj janë shënuar 3 milionë raste të konfirmuara, gati një milion e gjysmë më shumë se në të gjithë vitin 2023 dhe një numër gati gjashtë herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Vdekshmëria është në 0.3%.

Qeveria garanton se pavarësisht rritjes së numrit, në shumicën e rajoneve të vendit tashmë ka kaluar kulmi i infeksioneve, 8 nga 27 shtete tregojnë një tendencë të konsoliduar në rënie dhe në 12 të tjera ka një tendencë drejt stabilitetit.

/abcnews.al