Pogba: Po vuaj shumë, ja kur do rikthehem në fushë

schedule10:48 - 4 Nëntor, 2019

schedule 10:48 - 4 Nëntor, 2019

Manchester United po vuan, njësoj siç po vuan edhe Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United është i dëmtuar dhe i duhet ende kohë për t’u kthyer.

Francezi shpjegon vështirësitë e qëndrimit jashtë dhe ndjesinë që po përjeton në prononcimin e dhënë për RMC Sport. Solskjaer do të vazhdojë të mos e ketë në dispozicion dhe Pogba tregon se kur pritet të rikthehet në fushë.

Të shikosh skuadrën duke humbur është gjëja më e shpifur në botë. Nuk e kam të lehtë të shoh shokët të zbresin në fushë në stërvitje apo ndeshje zyrtare. Sidomos kur ti nuk mund të jesh aty bashkë me ta. Dëshiron të rikthehesh dhe t’i ndihmosh, por është e pamundur kur je i dëmtuar.

Këto situata rrezikojnë përkeqësimin e situatës. Nuk është e lehtë për mua në aspektin psikologjik, por rëndësi ka që të shërohem. Më duhet të qëndroj pushim edhe 10 ditë, më pas do të kryej një fazë rehabilitimi prej 2 javësh“, përfundon Paul Pogba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!