Ish-oficeri Dritan Goxhaj i ftuar në “360 Gradë” në ABC News foli për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës, si dhe për luftën në Ukrainë dhe në Gaza.
Ai u shpreh se Kinën e sheh si ndërmjetëse të paqes. Sakaq u ndal te situata në Detin e Kuq, ku tha se në këtë rast Kina është provokuesja, por megjithatë nuk ka shtim të luftanijeve nga ana e SHBA-ve.
“Të gjitha këto pika lidhen me Kinë. SHBA tregon se do të vendosë paqe. Përveç se u intereson të fitojnë zgjedhjet u intereson për të mos humbur hemogjenoninë e tyre. Në 18 shtator pati takim mes Lavrov dhe ministrit Kinez. Një muaj më vonë pati takim të Blinken me ministrin kinez. Unë Kinën e shoh si ndërmjetës. Para dy ditësh kemi një marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-ve.
Kina është ndërmjetësja për të arritur paqen, pasi SHBA-ve nuk u interesuan. Në lidhje me detin e Kuq, Kina është provokuesja. Vetëm një aeroplan mbajtëse të SHBA-ve jemi në Detin e Kuq. Nuk jemi në shtimin e luftanijeve.”, tha ish-oficeri.
/abcnews.al