Real Madrid do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale me Manchester City në kuadër të Champions League.
Ndeshja do të luhet më 9 prill dhe do të startojë në orën 21:00, në një stadium fantastik si “Santiago Bernabeu”. Klubi spanjoll ka publikuar listën me lojtarët që janë ftuar nga Carlo Ancelotti për këtë super përballje.
I kthyeri nga lëndimi, Eder Militao është në listë, në mesin e yjeve të tjerë që shpresojnë të marrin rezultat pozitiv ndaj kampionit në fuqi.
Nuk do të jetë një duel i lehtë, duke ditur për fuqinë aktuale të fituesit të tripletës të sezonit të kaluar.
Ndaj, Ancelotti do të kërkojë nga lojtarët e tij që në ‘Bernabeu’ të marrin rezultat pozitiv, duke shpresuar që të kalojnë në gjysmëfinale në Etihad javën e ardhshme./ h.ll/abcnews.al