Joniada Barjaba studioi për ekonomi dhe sociologji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijoi masterin për poltikëbërje ndërkombëtare në Universitetin e Stanford dhe pasi punoi tre vite si kërkuese shkencore atje u zhvendos për studimet doktorale në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar. Pas 13 vitesh në Amerikë dhe Angli vendos të kthehet në Shqipëri.
“Vendosa të kthehesha se e vlerësoja më të rëndësishëm kontributin tim në Shqipëri si një vend në zhvillim. Shoh potencial në Shqipëri për të avancuar në botën shkencore akademike dhe sektorin publik, pavarësisht se shumë të rinj mund të jenë të dekurajuar në moment të ndryshme, por është një mundësi e mirë pas marrjes së eksperiencës jasht të kontribuosh në vendin tënd”
Pas rreth 5 vitesh kontribut në mësimdhënie dhe sektorin publik tashmë është pjesë dhe e Akademisë së të rinjve të Shqipërisë. Organizëm me rreth 20 anëtar deri 40 vjeç që ringrihet për dy qëllime.
“Së pari mbajtja e lidhjeve me brezin e kërkuesve dhe dy akademia mëmë, Akademia e Shkencave të ketë një kontakt me problematika të të rinjve dhe kërkimin shkencor”
“Ka mundësi më shumë për të ndërgjegjësuar shoqerinë të jetë më e hapur ndaj kërkimit shkencor, për të pranuar më shumë të qenurit shkenctar jo vetëm në kuptimin e parë por dhe si figurë që kontribuan pranë një ministrie apo univeriteti.. Sensibilizimi i kolegëve dhe vendeve të punës për të përdor rezultate, të dhëna për përditshmeri në punën tonë … “
Por a po rivalizojnë akademikët e rinj ata më në moshë?
“Nuk kemi krijuar një akademi tjetër dhe spo krijojmë një rivale të Akademisë së Shkencave. Është krijuar një grupim i cili mbledh dhe inkurajon studiuesit e brezave më të rinj jo për ti përgatitur për tu bërë anëtar të Akademisë së Shkencave, disa dhe mund të bëhen, po nuk është ky qëllimi, është që të ketë lidhje të fortë mes brezav, pjesa më e madhe e tyre kanë moshë të lartë duke pasur një akademi të shkencave të të rinjve zbutet shumë … ”
Akademia e të rinjve është një nismë europiane dhe botërore e dy dekadave të fundit. Në Shqipëri ajo u krijua në vitin 2017, por për shkak të kufjive moshor numri I antareve aktualisht ishte I pamjaftueshëm për të marrë vendime si pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./abcnews.al