Kancelari gjerman Olaf Scholz postoi sot videon e tij të parë në TikTok, duke iu bashkuar klubit të politikanëve perëndimorë që kanë lënë mënjanë shqetësimet e sigurisë për të përdorur platformën në pronësi kineze.
“Unë nuk do të kërcej. Jua premtoj #TikTok,” shkroi Scholtz në X.
@teambundeskanzler
Postimi i tij i parë në TikTok, të cilin ai e bëri nga llogaria e tij e re TeamBundeskanzler (Ekipi i Kancelarit), është një video me muzikë në sfond që tregon një çantë në një divan përpara se të fokusohet te kancelari gjerman.
“Zyra Federale e Shtypit po zgjeron fushën e informacionit të saj për qytetarët që po përdorin gjithnjë e më shumë TikTok për të mësuar dhe diskutuar rreth politikës,” tha një deklaratë zëdhënësi i qeverisë Stephen Hebstreit.
/abcnews.al