“Salianji, Romeo i Berishës”, kërkoi ta nxirrte nga arresti, por PS zbulon skemën

schedule15:02 - 8 Prill, 2024

schedule 15:02 - 8 Prill, 2024

TIRANË- Përmendja e emrit të Berishës në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor për sistemin TIMS- nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka mjaftuar për Ervin Salianjin, që drejton Komisionin Hetimor për TIMS, që ta bëjë  dokument parlamentar. Por vetë deputetja e PS-së jo vetëm mohoi qëllimin final të saj në përmendjen ironike të emrit të Berishës, por zbuloi dhe qëllimin e vërtetë të Salianjit me shokë; të cilët sipas saj, nuk ka asnjë qëllim tjetër, veçse të çlirojnë Berishën nga arresti në ballkon.

“Të marrësh ironinë për të vërtetë retorikën, dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni është e tepërt.” tha Gjylameti

“Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë.” u shpreh Gogu.

Për te mbështetur planin që kishte hartuar po vetë, Salianji nxori procesverbalin e deklarimeve të mbledhjes së parë, për të përmendur Berishën.

“Unë e di qe ju jeni të shqetësuar. Ju thoni kemi lajthitje ne, e thoni pse na i kapni lajthitjet ne. Nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’iu them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta.” u shpreh Salianji.

Socialistët përjashtuan mundësinë e thirrjes së Berishës dhe pas rrëzimit të trukut të Salianjit, do të jenë ekspertët ata të cilët do të hartojnë planin e hetimit për sistemin TIMS dhe do finalizohen të gjithë emrat që do të jenë në nevojshëm të thirren në Kuvend, për të dhënë informacione lidhur me çështjen, por fillimi tregoi se çfarë do jetë ky komision.

Dhe mesa duket nuk do ketë fare lidhje me qëllimin, sesa me protagonizmit e deputetëve të foltores, për t’u treguar sa më të zjarrte pranë doktorit, i cili para zgjedhjeve të 2025, do ketë në dorë lapsin për të bërë listën e deputetëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!