E mundi Verona e shqiptarëve, shkarkohet trajneri italian

schedule08:15 - 4 Nëntor, 2019

schedule 08:15 - 4 Nëntor, 2019

Tjetër shkarkim trajneri në Serie A. Kampionati po futet në një fazë interesante dhe drejtuesit e klubeve nuk tolerojnë më hapat falsë të skuadrave dhe mungesën e pikëve.

Humbja e djeshme kundër Veronës ka qëlluar fatale për trajnerin e Brescias. Eugenio Corini, i cili mori drejtimin e ekipit shtatorin e një viti më parë, është shkarkuar dhe nuk do të ulet më në pankinë.

Massimo Cellino, presidenti i “Dallëndysheve”, ka vendosur të bëjë ndryshime në stol. Brescia e Ndojt regjistroi humbjen e tretë rresht kundër ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit dhe renditet e treta nga fundit me vetëm 7 pikë.

Disa emra përfliten për pasuesin e Corinit, teksa favoriti kryesor sipas mediave italiane është uruguaiani Diego Lopez, ish-trajneri i Bolognës dhe Cagliarit. /abcnews.al