Një komandant i njësisë elitare libaneze Al Radwan të Hezbollah është vrarë së bashku me dy ushtarë të tjerë në një sulm izraelit në fshatin libanez jugor Al Sultanya. Njoftimi erdhi pasi IDF kishte deklaruar në orët e fundit se kishte goditur pozicionet e Hezbollah në Kafr Kila, si dhe një raketë-hedhëse në Yaroun, duke publikuar një video të sulmit.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që goditi kampin e refugjatëve Shujaiya në qendër të Rripit të Gazës këtë mëngjes. Gjashtë persona të tjerë u vranë mbrëmë në një sulm në jug të kampit Nuseirat.
Izraeli ka tërhequr trupat tokësore nga Gaza jugore, ndërsa palestinezët janë kthyer në shtëpitë e shkatërruara në Khan Younis.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se trupat izraelite që u tërhoqën nga Gaza të dielën e bënë këtë për t’u përgatitur për operacionet e ardhshme, duke përfshirë qytetin jugor të Rafahut.
Në bisedimet e armëpushimit në Kajro, negociatorët e Hamasit kërkojnë të përfshijnë në negociata që palestinezët të mund të kthehen në Gazën veriore, ndërsa negociatorët izraelitë fokusohen në lirimin e robërve.
Numri i të vdekurve në enklavën palestineze që nga 7 tetori është të paktën 33,175 të vdekur dhe rreth 75,886 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./abcnews.al