Mandati i Olta Xhaçkës, Këshilli i Mandateve shqyrton vendimin e Kushtetueses

schedule07:51 - 8 Prill, 2024

schedule 07:51 - 8 Prill, 2024

Këshilli i Mandateve do të mblidhet mesditën e së hënës për të vendosur mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit. Opozita akuzoi mazhorancës se po e mbron ish ministren dhe nuk po e dërgon për gjykim në Kushtetuese.

Demokratët mendojnë se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese që në janar të vitit 2023 ka dhënë një vendim për këtë rast, duke i kërkuar Kuvendit t’i përcjellë çështjen për shqyrtim.

PS argumentoi se për shumë muaj, nën kaos e konflikt politik, qe e pamundur të zhvilloheshin mbledhje për këto çështje me rëndësi, dhe tashmë është koha e duhur për të ecur përpara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!