Padyshim ishte një fitore që mund t’i rikthejë në elitën e Evropës. “Londinezët” e Tottenham siguruan tre pikë “të arta”, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Tottenham Hotspur Stadium” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Nottingham Forest, në përballjen e vlefshme për javën e 31-të, të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Një autogol i Murillo, në minutën e 15’-të dhe dy gola nga prapavija të shënuar, nga Mickey van de Ven dhe Pedro Porro, në minutat 52’ e 58’, të pjesës së dytë të sfidës nxorrën totalisht “të pavlefshëm”, golin e australianit, Chris Ëood, të shënuar për miqtë, në frakionin e parë të lojës, pas një pasimi, të talentit suedez, Anthony Elanga.
Falë kësaj fitoreje të madhe, djemtë e teknikut, Ange Postecoglou ngjiten në vendin e 4-t, të tabelës, me po aq pikë sa skuadra e Aston Villa, por me një ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit, ndërsa skuadra e Nottingham Forest mbetet në vendin e 17 të tabelës, me vetëm 25 pikë të grumbulluara, po aq sa Luton i një vendi më poshtë, në zonën e rënies në Championship. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: