Nuk kanë fituar në katër sfidat e fundit me kundërshtarët direkt, teksa kanë humbur ndaj Lazio, Napoli e Inter dhe të vetmen pikë kanë arritur ta ruajnë ndaj “Bergamaskëve”, të Atalanta. Kështu, mbrëmjen e kësaj të diele, “Bardhezinjtë” do të kërkojnë fitoren e parë, ndaj kundërshtari të madh, që prej 30 dhjetorit, teksa në orën 20:45 sfidojnë “Violët” e Fiorentina.
Sa i përket formacioneve, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur t’i rreshtojë “Bardhezinjtë” e tij, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2, ku në portë është vendosur “gardiani” polak, Ëojicech Szczesny e para tij treshja Danilo-Bremer-Gatti. Në krahët e mesfushës janë Kostic e Camibaso, me qendrën që mbulohet nga Rabiot, Locatelli e McKennie, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Chiesa-Vlahovic.
Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Italiano i ka pozicionuar në fushë “Violët” e tij, me formulën 4-2-3-1, me portën që mbrohet nga Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë Kayode e Biraghi, me qendrën që mbulohet nga Milenkovic e Ranieri. Më të tërhequr janë Bonaventura e Mandragora, ndërsa Nico Gonzalez, Barak e Kouame janë vendosur pas “bomberit” italian, Andrea Belotti. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: