Zelensky: Konferenca ndërkombëtare e paqes do të mbahet së shpejti në Zvicër

schedule10:00 - 7 Prill, 2024

schedule 10:00 - 7 Prill, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson që ai dhe homologia e tij zvicerane Viola Amhert të caktojnë datën për një konferencë ndërkombëtare të paqes në Zvicër, me pjesëmarrjen e 80-100 vendeve, brenda ditëve të ardhshme.

Rusia ka deklaruar se një takim i tillë do të ishte i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj. Zelensky tha se data duhet së pari të ketë dakordësi mes tij dhe presidentit të Zvicrës, në mënyrë që më pas t’u dërgohen ftesat liderëve të huaj.

“Ne presim që 80 deri në 100 vende të marrin pjesë,” tha presidenti ukrainas, duke shtuar:

“Unë mendoj se ky do të jetë numri i vendeve që të paktën do të përpiqen të detyrojnë Rusinë të pranojë një paqe të drejtë”.

Zelensky tha gjithashtu se nuk kishte ende një listë specifike të vendeve. ”

Ne do të biem dakord se si do të procedohet në ditët në vijim,” tha ai. “Ditë, shpresoj. Jo javë”, theksoi ai.

I pyetur për rolin e Turqisë, Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentit Erdogan për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar, duke theksuar se Ankaraja gjithashtu ka interesa të tjera dhe lidhje të forta me Moskën.

“Turqia si ndërmjetës nuk na mjafton”, tha ai, duke shprehur besimin se do të jetë ndër shtetet që do të marrin pjesë në një përpjekje ndërmjetësuese.

Presidenti i Ukrainës pranoi se një samit ndërkombëtar i paqes do të jetë jashtëzakonisht i ndërlikuar, për shkak se do të marrin pjesë vende që mbështesin ende Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!