VIDEO/ “Olimpico” vishet “Verdhekuq”, De Rossi i sjell “Ujkonjave” fitoren në derbi pas 2 vitesh

schedule20:16 - 6 Prill, 2024

schedule 20:16 - 6 Prill, 2024

Duket se ishte dashur ardhja e tij, në pankinën e “Verdhekuqve”, për të triumfuar në derbin e madh të kryeqytetit, me “arenën” e “Stadio Olimpico”, që është “veshur” me ngjyrat “verdhekuqe”. Roma e Daniele De Rossi zhvilloi një ndeshje fantastike, këtë të shtunë, teksa mundi rivalët historikë, të Lazio, 1 me 0, në përballjen e javës së 31-të, të Serie A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 42’-të, të pjesës së parë, me “shtatlartin” e qendërmbrojtes, Gianluca Mancini, i cili shfrytëzon një krosim perfekt, të Paulo Dybala, duke e dërguar topin në rrjetën e Provedel, për të siguruar fillimisht avantazhin provizor e më tej 3 pikët e para ndaj Lazio, të Daniele De Rossi, si trajner i “Verdhekuqve”, duke mbyllur kështu “agjërimin” 2-vjeçar, të “Gladiatorëve”, në “Derbin e Kryeqytetit”.

Falë kësaj fitoreje, “Verdhekuqtë” kryeqytetas ngjiten në kuotën e 55 pikëve dhe aktualisht ndodhen në vendin e 5-të të tabelës, me 2 pikë më pak se “Kuqeblutë” e Bologna dhe 5 më shumë se Atalanta e Berat Gjimshitit, ndërsa menjëherë pas këtyre të fundit vejn Lazion, me 46 pikë, pas 31 javëve të kampionatit, teksa rrezikon jo pak pjesëmarrjen në Evropë sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: