I dënuar me burgim të përjetshëm/ U ekstradua nga Koreja e Jugut, pamjet kur 50-vjeçari mbërrin në Rinas

schedule10:50 - 6 Prill, 2024

schedule 10:50 - 6 Prill, 2024

Për herë të parë, një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptarë është ekstraduar nga Korea e Jugut në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Ervin Shahini, 50-vjeçarin e dënuar me burgim të përjetshëm I cili ka mbërritur gjatë mesnatës I prangosur në aeroportin e Rinasit. Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, të quajtur Spartak Lazaj, për t’iu shmangur arrestimit në Seul të Kores së Jugut.

50-vjeçari nga Tirana ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ervin Shahini është cilësuar edhe si vrasësi I taksistëve për shkak të krimeve që ka bërë në vitin 1995.  Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, 50-vjeçari i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, që ka mundur të faktojë policia. Konkretisht në muajt, Maj, Korrik dhe tetor të vitit 1995 ai plagosi dhe grabiti 4 taksistë. Ndërsa më 27 gusht të po atij viti ai vrau me thikë një taksist dhe më pas I mori paratë që kishte me vete.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, Ervin Shahini është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer informacion për kapjen e tij për ta ekstraduar në vendin tonë. 50-vjeçari u arrestua në Janari të këtij viti pas një informacioni nga pala shqiptare. /abcnews.al