I njohur si vrasësi i taksistëve, ekstradohet në Shqipëri Ervin Shahini

schedule10:42 - 6 Prill, 2024

schedule 10:42 - 6 Prill, 2024

50-vjeçari Ervin Shahini është esktraduar gjatë natës nga Koreja e Jugut në Shqipëri. Shahini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Njoftimi i plote:

Finalizohet me sukses ekstradimi i një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në kuadër të operacionit policor të përbashkët të koduar “Suporti”.

Operacioni falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.

U ekstradua gjatë mesnatës së mbrëmshme 50-vjeçari i dënuar për vepra të rënda penale kundër personit.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkurave e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç dhe në kuadër të operacionit “Suporti”, ky shtetas u ekstradua drejt vendit tonë.

/abcnews.al/