“Juve, historia e një dashurie të madhe” nuk është vetëm refreni i himnit të ‘Bianconerëve’, por edhe mesazhi i qartë dhe i drejtpërdrejtë i zgjedhur nga Mesut Ozil për të dalë hapur tani që këpucët e tij janë të varura në gozhdën famëkeqe.
Ish-mesfushori sulmues gjerman, i cili e kaloi karrierën e tij me Real Madridin, Arsenalin dhe klube të tjera të mëdha, çuditërisht postoi një foto të tij bardh e zi me numrin ikonik 10 dhe një mesazh që hap skenarë se çfarë mund të kishte qenë.
“Unë Jam krenar për karrierën time dhe për klubet e mëdha për të cilat kam pasur privilegjin të luaj, më ka munguar vetëm një ekip, Juventus , dashuria ime italiane”, shprehej Ozil./h.ll/abcnews.al
Proud of my career and all the amazing clubs I’ve had the privilege to play for – only one club that was missing: My Italian love @juventusfc ?? – ? Juve, storia di un grande amore ?? #M10 #ForzaJuve ??@s04 ? | @werderbremen ? | @realmadrid ? | @Arsenal ❤️ | @Fenerbahce… pic.twitter.com/SXtx8u78Z2
— Mesut Özil (@M10) April 5, 2024