U dhunua barbarisht pasi doli nga shkolla, ndërron jetë 15 vjeçari në Francë

schedule18:22 - 5 Prill, 2024

schedule 18:22 - 5 Prill, 2024

15 vjeçari që u dhunua barbarisht nga disa persona të enjten në dalje të shkollës në Viry-Satillon, në rajonin e Parisit, vdiq sot, njoftoi prokuroria në një njoftim për shtyp.

Hetimi që nisi fillimisht për tentativë vrasjeje, tashmë ka të bëjë me “akuzat e vrasjes dhe sulmit në grup në periferi të një kompleksi shkollor”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, ku adoleshenti u dhunua nga disa persona. Ai iu gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar. Ai vdiq në spital pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Sulmuesit e tij, numri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, por flitet për tre apo katër djem, janë ende në arrati.

Motivi mbetet i panjohur. Sipas raportimeve, sulmi ndodhi ndërsa i riu po kthehej në shtëpi. Por kur ai ishte rreth 100 metra larg shkollës, rreth orës 16:00, disa persona me fytyrat e mbuluara me kapuç e sulmuan atë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!