Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka pushtuar një fshat tjetër në rajonin e Donetskut.
Pa dhënë detaje apo prova, ministria tha se trupat ruse kanë kapur Vodyane, e cila është në veriperëndim të qytetit Donetsk dhe pak në jugperëndim të qytetit të Avidiika.
Kjo vjen pas një sërë deklaratash nga Moska që pretendojnë se kanë pushtuar vendbanimet në një përparim të gjerë pas rënies së qytetit Avdiika në duart e Rusisë në muajin shkurt.
Nga ana tjetër Ukraina nuk ka komentuar asgjë nga pretendimet ruse.


