Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të premte, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar bashkëjetuesen e tij, 18 vjeçe, për prostitucion.
Uniformat blu bëjnë me dije se po procedohen në gjendje të lirë 18-vjeçarja dhe 1 shtetas tjetër i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Nga një hetim disajavor me metoda proaktive, i kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Case”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 43 vjeç, banues në Borsh, Himarë. “, thuhet në njoftimin e poloicisë.