Alimi merr përdore Shkëndijën, Struga frenon Shkupin

schedule15:11 - 3 Nëntor, 2019

schedule 15:11 - 3 Nëntor, 2019

Fitorja në mesjavë përballë Vardarit i ka bërë mirë Shkëndijës. Kuqezinjtë eliminuan rivalin kryesor dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Ernest Gjokës ia ka dalë edhe përballë Borecit.

4-0 triumfoi në shtëpi Shkëndija. Armend Alimi shënoi një tregolësh, ndërsa Besart Ibrahimi shënoi golin tjetër. Kjo fitore i ngjit kampionët në vend të tretë me 18 pikë. Diferenca me Vardarin vazhdon të jetë 12 pikë dhe ndeshja e radhës është jashtë fushe kundër Rabotnickit.

Renditja pas javës së 13-të

Kryesuesit mposhtën 2-0 Renovën në shtëpi me nga një gol të shënuar për pjesë. Shkupi dhe Struga Trim&Lum nuk ia dolën të ndëshkonin njëri-tjetrin. Takimi i zhvilluar në kryeqytet u mbyll ashtu si nisi dhe të dy ekipet morën nga një pikë.

Ndeshja tjetër midis Makedonija GP dhe Sileksit u mbyll me fitoren e miqve, të cilët siguruan një fitore të rëndësishme me golin e shënuar në pjesën e parë. /abcnews.al

Shkëndija – Borec 4-0
(Alimi 23′, 30′, 66′, Ibraimi 24′)

Makedonija GP – Sileks 0-1

Shkupi – Struga Trim&Lum 0-0

Vardar – Renova 2-0
(Avramovski 20′, Popzlatanov 89′)