Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se gjatë fjalës në Kuvend se 42 gra dhe 27 të mitur, të cilët vuajnë dënimin, përfitojnë nga amnistia.
“Janë 42 gra të dënuara dhe 28 të mitur, dhe 31 gra me masë mjekësore për shkak se kanë kryer një vepër penale. Nuk është i madh numri i grave që përfitojnë nga kjo amnisti, por numri i grave që përfitojnë nga një vit në dy është shumë i madh dhe kjo do ju jap mundësinë që në shtator të këtij viti brenda një periudhe për një kategori të veprave penale të përfitojnë dhe të lirojnë një numër i konsiderueshëm i grave dhe vajzave që aktualisht po vuajnë dënimin. Ndërsa, numri i të miturve që përfitojnë menjëherë është 11, të cilët lirohen”.
Më tej, ai tha se amnistia është e domosdoshme dhe ishte muaji i Ramazanit që i qetësoi që të situata në Kuvend të rikthehej në normalitet pas tensioneve.
“I duruari i fituari sepse këtu ku isha unë kishte karrige dhe grumbull me karrige deri para pak kohësh, por zoti e deshi që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit zoti e deshi që të gjitha palët u kthyen në vendet e veta. Tani nuk u bë e mundur në dhjetor dhe as në mars, se kështu paska qene e shkruar, që të jemi në muajin e shenjët të Ramazanit”./abcnews.al