27 viktima është bilanci i përleshjes mes militantëve sunit myslimanë dhe forcave iraniane të sigurisë, 11 prej të cilëve ishin anëtarë të forcave iraniane dhe 16 sunitë.
Ngjarja tragjike ndodhi në provincën juglindore të Sistan-Baluchistan (Balochistan), sipas mediave shtetërore.
“Terroristët kanë dështuar në qëllimin e tyre për të marrë në kontroll zyrën e Gardës në Sabahar dhe Rask,” tha zëvendësministri i Brendshëm Mazid Mirahmadi.
Sipas raporteve, 10 anëtarë të tjerë të forcave mbetën të plagosur.
Attack on IRGC base in Rask, Sistan va Baluchistan, #Iran. pic.twitter.com/3bnvlIIzdo
— Alireza Nader علیرضا نادر (@AlirezaNader) April 4, 2024
Jaish al-Adl thotë se kërkon të drejta më të mëdha dhe kushte më të mira jetese për pakicën etnike Baloch në Iranin e dominuar nga shiitët.
Rajoni, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin. ka qenë prej kohësh skenë e përleshjeve të shpeshta midis forcave iraniane të sigurisë dhe militantëve sunitë, si dhe kontrabandistëve të drogës.
/abcnews.al