Ka filluar të duket gjithnjë e më e pamundur që Roma të jetë në gjendje të mbajë Romelu Lukakun përtej këtij sezoni dhe klubet e Arabisë Saudite janë shfaqur për të filluar eksplorimin e një lëvizjeje gjatë verës.
Sulmuesi belg 30-vjeçar bëri mirë në gjysmën e parë të sezonit me Jose Mourinhon, duke shënuar 15 gola nën urdhërat e ‘Special One’, por forma e tij ka rënë që nga ardhja e trajnerit Daniele De Rossi, duke arritur vetëm tre gola gjatë katër muajve të fundit.
Roma do të dëshironte të mbante Lukakun, por raportet e mediave të mërkurën theksuan se çfarë detyre monumentale do t’i duhej klubit, me kosto prej mbi 80 milionë eurosh të ndara midis një marrëveshjeje me Chelsean dhe një kontrate trevjeçare në kryeqytetin italian.
Sipas ‘Corriere della Sera’, shumë klube të paidentifikuara të Arabisë Saudite janë shfaqur për të eksploruar një lëvizje të mundshme verore për Lukakun, i vetëdijshëm për pozicionin e tij unik në tregun e transferimeve, ndërsa Chelsea përgatitet të kërkojë blerës të rinj.
Blutë duan rreth 40-45 milionë euro për sulmuesin 30-vjeçar, i cili nuk ka ndërmend të jetë pjesë e skuadrës londineze sezonin e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al