Ernest Muçi është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në merkaton e dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, skuadër tek e cila u përshtat mjaft shpejt.
Së fundmi u përfol për një interesim të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë ka thënë se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin.
“Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, tha presidenti.
23-vjeçari ka luajtur deri më tani në 6 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola./ h.ll/abcnews.al