Atmosfera në kampin bavarez nuk është aspak e qetë. Humbja 5-1 kundër Eintracht Frankfurt nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur që stërvitja e ditë së sotme të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Analiza dhe kritikat nuk do të mungojnë. Kampionët e Gjermanisë kishin 10 vite pa pësuar 5 gola në kampionat (Wolfsburgu ishte ekipi i fundit që ia kishte dalë). Ekipi i Niko Kovac renditet në vend të katërt me 18 pikë, katër larg Gladbahut kryesues.
Trajneri kroat rrezikon shumë postin e tij. Kovac nuk po arrin të bindë drejtuesit, teksa janë thyer edhe raportet me tifozerinë. Në skenë për zëvendësuesin e tij ka dalë edhe Max Allegri. Corriere dello Sport raporton se ish-trajneri i Juventusit pëlqehet shumë nga Bayerni dhe është një nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Kovac. /abcnews.al