Palmer befasohet nga studentja në Prishtinë: Meriton të marrësh 10

schedule09:57 - 3 Nëntor, 2019

schedule 09:57 - 3 Nëntor, 2019

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë vizitës së tij në Prishtinë është zënë në befasi nga një studente e gazetarisë.

Gjatë një takimi në Biblotekën Kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile atje, studentja Ëndronida Shala i drejtoi një pyetje Palmer dhe ky i fundt duket se u surprizua.

“A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?”, e pyeti studentja.

Ndërsa zyrtari amerikan mbeti i befasuar dhe para se t’i jepte asaj një përgjigje i tha se ameritonte të merrte notën 10.

“Fillimisht mendoj se duhet të marrësh një 10-të në klasën e gazetarisë. Ishte një pyetje shumë e mirë. Përgjigja e shkurtër është PO. Ka një unitet të plotë. Ky është rast unik. Unë kam punuar në Qipro në disa vite. Kam punuar në Ambasadë dhe ne kemi pasur edhe atje një përfaqësues të posaçëm për negociatat dhe një përfaqësues të posaçëm presidencial dhe ata kanë punuar bashkërisht. Ambasadori Grenell dhe unë punojnë mirë dhe bashkë në pozitat tona të cilat janë të koordinuara. Mandati im është pak më i gjerë, ai është vetëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Mandati im është për të gjithë rajonin.”, tha Palmer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!