“Do t’i shkojmë deri në fund”, Izraeli shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmit në Gaza

schedule11:43 - 2 Prill, 2024

schedule 11:43 - 2 Prill, 2024

Izraeli ka reaguar pas sulmit, ku mbetën të vrarë 7 punonjës të ndihmave në Gaza. Zëdhënësi i IDF-së, admirali Daniel Hagari i ofroi ngushëllimet themeluesit të organizatës bamirëse “World Central Kitchen” për vdekjen tragjike të punonjësve të saj të ndihmës.

“Ne gjithashtu shprehim dhimbjen e sinqertë për kombet tona aleate që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë kaq shumë për të ndihmuar ata në nevojë,” shtoi ai.

Hagari këmbënguli se IDF është “një ushtri profesioniste e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se incidenti po shqyrtohet në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e asaj që ndodhi dhe si ndodhi.

Ai vlerësoi Ëorld Central Kitchen për punë kritike, duke vënë në dukje gjithashtu se organizata kishte qenë ndër të parat që ndihmoi izraelitët pas masakrës së 7 tetorit.

“Ne do t’i shkojmë deri në fund dhe do të tregojmë çdo gjë provë në mënyrë transparente”, përfundoi ai.

/abcnews.al