OBSH: Al-Shifa është jashtë funksionit si spital

schedule11:37 - 2 Prill, 2024

schedule 11:37 - 2 Prill, 2024

Al Shifa nuk është më në gjendje të funksionojë si spital në asnjë formë apo mënyrë, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rikujtojmë se Izraeli përfundoi bastisjen e tij dy-javore në spitalin më të madh të Gazës, duke e shkatërruar totalisht.

OBSH tha se forcat izraelite kanë vrarë “zemrën” e sistemit shëndetësor palestinez.

“Ishte vendi ku njerëzit shkonin për të marrë kujdesin që ofron një sistem i mirë shëndetësor, që ne në të gjitha shoqëritë tona presim ta kemi, nëse kemi nevojë”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

Izraeli tha se nisi sulmin sepse operativët e lartë të Hamasit ishin rigrupuar atje dhe po planifikonin sulme. Rreth 200 militantë u vranë në operacion, tha IDF, megjithëse pretendimi se të gjithë ishin militantë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Palestinezët gjetën trupa të pajetë të civilëve në spital, sipas një raporti nga Associated Press.

/abcnews.al