Në Antwerp, qytetin Belg mbrëmje e të dielës u shtrua një tryezë 2 kilometër e gjatë që bëri bashkë besimtarë Katolikë që festionin Pashkët dhe besimtarët Myslimanë që argjëronin për të konsumuar vaktin e iftarit.
Synimi i kësaj nisme ishte për të treguar bashkëjetesën fetare në kohë të vështira për të gjithë botën në kohë tensionesh dhe polarizimi në nivel global.
Kjo tryezë ku u ulën mijëra qytetarë theu rekordin për tryezën më të gjatë të një darke të shtruar në komunitet në Belgjikë.
Nisma u promovua nga Bashkia e Antwerp ndërsa kryebashkiakia e qytetit Belg deklaroi se nuk ka gjë më të bukur se disa njerëz që ulen për të ngrënë një vakt së bashku pa u fokusuar në dallimet fetare apo ato kulturore.
Nisma për të ngrënë një vakt së bashku mes qytetarëve të besimeve dhe kulturave të ndryshme u promovua edhe vitin e shkuar ku rreth 2500 qytetarë u ulën në një tryezë 1 kilometër të gjatë.
Këtë vit tavolina kishte një gjatë dyfish dhe priti rreth 7 mijë qytetarë që ishin rregjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në këtë ngjarje./abcnews.al