Regi Lushkja shënoi golin e barazimit për Laçin. Mesfushori po mban shiritin e kapitenit te kurbinasit. Në lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Kemi gjetur ritmin e duhur, morëm tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
Më pas ai foli edhe për golin e realizuar, që ishte mjaft i bukur: “Fituam topin duke bërë presing lart në mënyrën e duhur. Pashë vendosjen e portierit, që ishte gabim dhe e dërgova në cep”. N tre javët e fundit Lacci po fiton, por Lushkja nuk e ul punën e bërë nga Starova.
“Nuk mund të themi që Starova e bëri keq punën e tij. Ishim mirë në fillim, gjërat nuk shkuan siç donim më pas. Gjetëm ritmin e duhur me trajnerin e ri. Na ka dhënë besim dhe po fitojmë. Çfarë ka bërë më shumë se Starova? Besoj se na ka dhënë më shumë besim dhe kjo është shumë e rëndësishme në aspektin psikologjik”, tha mesfushori kavajas.
“Titulli? Duhet të jemi me këmbë në tokë, njëherë je mirë e pastaj keq. Shpresojmë të jemi në rrugën e duhur sa më gjatë. Uroj të kapim vendet e sipërme në renditje”, përfundoi Lushkja. /abcnews.al