Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbi: Nuk ka faj vetëm sulmi, kemi një problem

schedule19:09 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:09 - 2 Nëntor, 2019

Teuta ka shmangur humbjen me Tiranën në fund. Durrsakët morën një pikë dhe trajneri Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes së sotme me bardheblutë, analizoi paraqitjen e lojtarëve të tij në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Nuk më pëlqen pyetja rezultat i drejtë apo jo. Patjetër jam i kënaqur se barazuam. Ishte një ndeshje e bukur, që e nisëm shumë mirë. Në gabimin e parë e pësuam. Gjithsesi më kënaq lufta që bënë çunat për të barazuar”.

Sulmi? Ka kohë deri në janar. Shpresoj që sulmuesit të shënojnë. Edhe të tjetër duhet të përmirësohen. Patjetër duhet të shënojmë më shumë në të ardhmen”.

“Patjetër që duket se kemi probleme me sulmuesit, por edhe mesfusha dhe mbrojtësit e krahut duhet të jenë më afër portës për të ndihmuar repartin. Nëse shënohen gola, atëherë vijnë edhe pikët”.

“Jam dakord, që pas golit reagojmë me vonesë ose fare. Na ka ndodhur disa herë. Te pësimi i golit është çështje reagimi, sekondash, ka të bëjë edhe fati ku shkon pas devijimit në shtyllë. Fati ishte me ata, pasi shkoi tek ata. Janë momente që ndodhin dhe duhet të rregullojmë gjëra të tjera. E thashë, është më shumë çështje fati”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!