Lulzim Basha pasi rimori partinë për herë të katërt, premtoi se ai dhe PD do silleshin ndryshe. Se Partia Demokratike do bëhej vërtet demokratike. Si shembull të kesaj, ai në shtator premtoi se brenda muajit mars do të bënte publik listat me kandidatët për deputetë. Ideja: për të hequr dyshimet e arsyeshme se ai në vitet 2017 dhe 2021, kishte bërë lista personale me besnikë dhe klientë. Por shumë shpejt u pa se Lulzim Basha, edhe kësaj radhe nuk e kishte seriozisht.
Marsi erdhi, dhe po ikën por Basha dhe listat e tij, nuk u panë askund. Të shtunën vetë ai, në një intervistë në ekranin e një prej klientëve të tij ndërtues, në kohën kur ishte kryetar bashkie, pa ju dridhur qëpallat dhe pa kërkuar së paku ndjesë publike, deklaroi një tjetër afat për shqyrtimin e kandidaturave.
Pra listat që duhet të publikoheshin para 1 prillit, tani do të shqyrtohen në maj. E thënë ndryshe, Lulzim Basha, ky mjeshtër ekselent i gënjeshtrës, e shtyu 1 prillin në maj. Por kjo është vetëm prova e fundit e asaj që dihet. Basha është autori kryesor i shpërbërjes së Partisë Demokratike.
Aktivitete të dobëta publike, mosprezenca në Kuvend dhe në votime të rëndësishme, përfshirë edhe ditën kur u hoq imuniteti për Sali Berishën. Më shumë foto nëpër aeroporte, sesa në Kuvend. Dhe në daljen e fundit, tentoi të kopjonte foltoren, por u përjashtua.
Ndyshe nga ish kolegët e tij, ishtë një përjashtim i menjëhershëm dhe pa asnjë protestë. Askush nuk protestoi për Bashën. Tashmë ai është zyrtarisht kryetari i vogël, i një partie, që para se ta shpërbënte, ai ishte partia e madhe demokratike./abcnews.al