Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertja e ekonomisë: Punonjësit e shërbimit, të mirëpaguar. Të ndryshojë mentaliteti në shoqëri

schedule20:46 - 29 Mars, 2024

schedule 20:46 - 29 Mars, 2024

Ekspertja për çështje të ekonomisë, Teuta Nunaj përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për sektorët që ‘vuajnë’ për gjetjen e punonjësve të kualifikuar.

Ajo u ndal të sektori i shërbimit, ku theksoi së janë më të mirëpaguarit. Ndër të tjera tha se jo të gjithë duhet të jenë ekonomistë, juristë, por duhen parë mundësitë që ofron tregu i punës dhe që sjell më shumë të ardhura.

Marrim rastin e një kamerieri, i cili ka kontaktin e drejtpërdrejtë me klientin. Punonjësit e shërbimit janë më të mirë paguarit. Po të flasim për shërbime siç janë shërbimet e kamerierit, katering, duke u parë si profesione që nuk kanë rëndësi, harrojnë që është kamarieri që e bën të mundur klientin të vijë në bar ose restorante. Është e rëndësishme që në këtë formim të ndryshojë dhe kultura. Ndryshimi i kulturës në familje është baza e ndryshimit të mentalitetit në shoqëri. Sot po shohim individë në sektorin e IT që punojnë në mënyrë të pavarura, kemi dhe punonjës të kondicionimit. Tregu ka nevojë, janë profesione të mirë paguara. Duhet të mos shohin atë profesionin e mirë të juristit, ekonomistit, jo të gjithë duhet të jenë të tillë. Duhet të zgjedhin atë që ofron tregu dhe që u sjell më shumë të ardhura.“, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!