Pse Meta e Berisha propozuan Belerin? Dhuli: Kishte peshë në Himarë. Ish-kryeministri kërkonte kandidaturë fituese

schedule20:12 - 28 Mars, 2024

schedule 20:12 - 28 Mars, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, përfaqësues i PD në Himarë, Skerdjan Dhuli u shpreh se kandidimi i Fredi Belerit në Himarë lidhej me gjendjen jo të mirë të Partisë Demokratike, por edhe sepse ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte një njeri fitues.

Sipas tij Beleri në të gjitha sondazhet që bëheshin dilte fitues, por shtoi se kandidimin e tij e imponoi edhe realiteti i zonës. Gjithashtu Dhuli gjatë kësaj interviste u shpreh se bashkia e Himarës e drejtuar nga Jorgo Goro ishte kthyer në një ‘çerdhe korrupsioni’. Ndërsa komentoi letrën e dorëheqjes të Jorgo Goros, përfaqësuesi i PD në Himarë theksoi se sipas tij ‘ishte një letër e shkruar nga Rama’ dhe jo nga vetë Goro.

“Kandidimi i tij lidhet me peshën që ka Beleri në Himarë dhe Dhërmi. PD në atë situatë që ishte, Berisha donte kandidat fitues. Kjo lidhet edhe me gjendjen e PD, dhe kandidaturën e Belerit e imponoi realiteti i zonës. Qoftë Berisha, qoftë Meta qoftë Dule patjetër, por kryesisht Berisha dhe Meta. Fushata e një kryetari bashkie që administron vetëm fshatra, mund të themi që problematikat që kishte janë të ndryshme. 17 prej atyre fshatrave kanë probleme me ujin e pijshëm. Kryetari i Bashkisë së Himarës u përball me këto probleme. Dhe gjithashtu ka shumë probleme me Kadastrën dhe bashkia e drejtuar nga Jorgo Goro u kthye në çerdhe korrupsioni”, shpjegoi ai, duke shtuar: “Ne kishim nevojë që numrat të bëheshin bashkë për të fituar. Goro në këtë histori më duket ‘kokë turku’. Letra nuk ishte e shkruar nga Jorgo Goro, por nga Edi Rama. Letra jep mesazhe që nuk përkasin me të. Dhe një greqisht folës si Jorgo Goro nuk e përdor dot termin anadollak dhe mesazhet ishin që aneksohet PD dhe kjo nuk bëhet pa qëllim.”.

/abcnews.al/