Gjithçka zyrtare, Gjilani firmos me ish-“dirigjentin” e Shkëndijës

schedule19:36 - 28 Mars, 2024

schedule 19:36 - 28 Mars, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare. Shqipërim Taipi do të jetë pjesë e Gjilanit, me vetë klubin, që ka njoftuar përmes një postimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale se 27-vjeçari ka firmosur dhe është vënë nën urdhrat e teknikut Gentian Mezani.

Taipi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Gjilanit, që këtë edicion po lufton për qëndrimin në elitën e futbollit “Dardan”, teksa së fundimi “dirigjenti”, 27-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës Kaspiy në Kazakistan, ku luajti 12 ndeshje, ku madje arriti të gjejë edhe një herë rrugën e rrjetës.

Ndërakq, kutjojmë se gjatë karrierës së tij, mesfushori ka qenë pjesë e “Verlindorëve” të Kukësit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, ndërkohë që ka luajtur dhe me Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!