Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbeshette me financim nga bankat e nivelit të dytë.Të dhënat tregojnë se pavarësisht shtrenjtimit të kredive për shkak të normave të larta të interesit si në lekë dhe në euro kjo nuk ka ndikuar në frenimin e dhënies së huave.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit shkurt niveli total i kredive arriti në 749.9 miliarde lekë dukë pësuar një rritje me 9 miliarde krahasuar me një muaj më parë.Ky është një ndër nivelet më të larta të huave të regjistruara në vend.
Më shumë mbështetje financiare nga bankat kanë marrë bizneset ndërsa për individët për blerje banese duket se huaja bankare po jep sinjale ngadalësimi, pas rekordeve që ka regjistruar në muajt paraardhës .Ndërkohë që muaji shkurt nuk ka qenë shumë pozitiv përsa u përket depozitave.Bizneset por edhe individët kanë ulur nivelin e kursimeve në banka.
Rënie më të madhe të depozitave kanë pasur sidomos depozitat në euro që arritën në 7.27 miliardë euro, me një rënie prej 128 milionë euro.E njëjta tendencë është edhe për depozitat në lekë të cilat pësuan një tkurrje me 1.5 miliardë lekë më pak.