Performancë e jashtëzakonshme këtë sezon, klubet europiane “çmenden” pas Dani Olmo

schedule13:52 - 28 Mars, 2024

schedule 13:52 - 28 Mars, 2024

Në moshën 25-vjeçare, Dani Olmo është një futbollist më i pjekur se kurrë. Lideri i Leipzig, por edhe i kombëtares spanjolle, në të cilën mban edhe fanellën me numrin 10, po shijon një tjetër sezon fantastik në Gjermani dhe ka treguar se është në formë edhe me kombëtaren, duke shënuar madje një gol tepër të bukur në miqësore ndaj Brazilit.

Verën e kaluar, djaloshi i rritur në sektorin e të rinjve të Barcelonës, rinovoi kontratën me skuadrën e Red Bull, duke u lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2027, por brenda marrëveshjes së re ka një klauzolë ndërprerje. Kushdo që dëshrion Dani Olmo verën e ardhshme duhet të paguajë klauzolën e 60 milionë eurove.

Kampionati Europian mund të jetë trampolina për një kërcim përfundimtar drejt një klubi më të mirë që synon të fitojë Champions League.

Barcelona, për shembull, ka qenë e interesuar për rikthimin e tij prej disa kohësh, të paktën 3-4 vjet. Por edhe në Premier League janë shumë të vëmendshëm ndaj paraqitjeve të tij dhe me siguri do ë vijë një propozim nga liga e pasur angleze./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!