Polonia ka shkarkuar një gjenaral të lartë nga pozicioni i tij si komandant i njësisë ushtarkare Eurocorps pas një hetimi për pastërtinë e figurës së tij.
Gjenerali Jaroslaw Gromadzinksi kishte shërbyer si komandant i Eurocorps, një grup i përbashkët ushtarak i disa shteteve të Bashkimit Europian dhe NATO-s që nga qershori i vitit 2023, por ai u detyrua të kthehej në Varshavë nga Ministria Polake e Mbrojtjes.
Përgjatë muajve të fundit Gjenerali Polak Jaeoslaw Gromadzinski kishte shërbyer si pjesë e ekipit ndërkombëtar të ndihmës për Ukrainën në Gjermani ku ishte përfshirë në trajnimin e ushtarëve Ukrainas.
Ministria e Mbrojtjes Polake nuk përcaktoi saktësisht arsyen e shkakrimit të Gjeneralit, por në mediat ndërkombëtare ka pasur spekulime se ai mund të ketë ndarë informacione të Klasifikuara me shërbimet Ruse të Sigurisë.
Roli i Komandantit në Eurocorps pas shkarkimit të Jaroslaw Gromadzinksi është zëvendësuar menjëherë nga një tjetër oficer i Polonisë.
Eurocorps është një njësi ushtarake europiane shumkombëshe e përbërv nga 11 anëtar pjesmarrës që janë Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Polonia dhe Spanja dhe anëtarë të asociuar janë Austria, Greqia, Italia, Rumania dhe Turqia.
Eurocorps e ka origjinën nga Brigada Franko Gjermane, e cila u themelua në vitin 1989 si pjesë e përpjekjeve franceze dhe gjermane për të forcuar integrimin europian të mbrojtjes./abcnews.al