Rikthim në “shtëpi”, “fantazisti” i Kosovës mbyll papritmas “aventurën” në Turqi

schedule19:36 - 27 Mars, 2024

schedule 19:36 - 27 Mars, 2024

“Aventurës” 6-vjeçare në Evropë i erdhi fundi, me “fantazistin” kosovar, i cili pas sezoneve, te Heerenven, në Holandë, Stade Reims, në Francë e Adana Demirspor, në Turqi është kthyer sërish në elitën e futbollit suedez, e më konkretisht te skuadra e Elfsborg, pikërish aty ku nisi gjithçka për 29-vjeçarin.

“Fantazisti” i sulmit e mbylli gjithçka, në Turkiye Superlig gjatë merkatos së janarit, teksa këtë sezoni kishte zhvilluar plot 12 përballje me skuadrën e Adana, në elitën e futbollit turk, ku arriti të siguronte vetëm një asistim, në njërën prej këtyre, duke e mbyllur jo në mënyrën më të mirë të mundshme këtë “aventurë”.

Ndërkaq, kujtojmë se tek Elfsborg, Zeneli zhvilloi plot 64 përballje, në të cilat “Dardani” shënoi plot 14 e dhuroi 12 gola të tjerë, për shokët e tij të skuadrës, teksa në rikthimin e tij, në skuadrën ku fitoi edhe Kupën e Suedisë, në vitin 2014, tashmë do të luajë, me vëllain e tij, Besfort Zenelin.  /i.m /abcnews.al