Përse po “shkundet” Meta, Brahimllari: Po përgatitet për betejën e ardhshme elektorale

schedule13:59 - 27 Mars, 2024

schedule 13:59 - 27 Mars, 2024

Javët e fundit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur tepër aktiv dhe i angazhuar me aktivitete sportive, si ushtrime në palestër apo ecje në natyrë.

I ftuar në “Tirana Live”, sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka thënë se ky është një mesazh i Metës, i cili po përgatitet për betejën e ardhshme elektorale.

Sakaq, ai ka theksuar se kjo betejë kërkon energji pozitive, që Metën e karakterizon.

“Për mua nuk bën ndonjë risi, zoti Meta është vetë natyra sportiv dhe kur ka qene president i republikës ka promovuar turizmin malor. Është përgatitja e tij fizike, por sigurisht që ka dhe një mesazh për t’u përballur me betejën e ardhshme elektorale kërkon  një përgatitje dhe një energji pozitive që Zoti Metën e karakterizon”, tha Brahimllari./abcnews.al