Trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë, policja e arrestuar: Po shoqëroja djemtë, nuk e dija se çfarë kishte në makinë

schedule12:19 - 27 Mars, 2024

schedule 12:19 - 27 Mars, 2024

Denisa Halilaj, një nga personat e arrestuar për trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, i tha policisë se nuk kishte dijeni çfarë kishte në bagazhin e makinave.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Halilaj pranoi njohjen me 4 djemtë dhe tha se udhëtonte me ta, pas kërkesës së tyre për t’i shoqëruar drejt Tiranës.

Ndërsa 4 djemtë e arrestuar për 9 kallashnikovët, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë gjatë marrjes ne pyetje

“Në fakt, Denisa Halilaj, e cila u arrestua ditën e martë, ka mohuar se ka pasur dijeni sa i përket kallashnikovëve dhe 9 armëve të zjarrit që u gjetën në bagazhin e një automjeti tip “BMW”, raportoi ndër të tjera gazetari Leka./abcnews.al