Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me thikë për shkak të detyrës një punonjës policie në Ballsh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin 19 vjeçarin me iniciale M.B, , banues në Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. /abcnews.al

