VIDEO/ Fitore edhe pa Messin, Argjentina mposht Costa Rica, Lautaro futet në librin e rekordeve

schedule10:35 - 27 Mars, 2024

schedule 10:35 - 27 Mars, 2024

Kombëtarja e Argjentinës ka mbyllur fazën e miqësorëve gjatë muajit mars me fitore ndaj Costa Rica.

Kampionët e Botës mposhtën 3-1 kundërshtarin e tyre në një ndeshje tepër interesante të zhvilluar në Los Angeles në stadiumin “Memorial Coliseum”.

Golat për ekipin e Lionel Scalonit u realizuan nga Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez. Të vetmin për Costa Rica e shënoi Ugalde në minutën e 34’.

Kujtojmë që Argjentina në këto dy miqësore luajti pa lojtarin kryesor, Lionel Messin, i cili ka pasur probleme me lëndim muskolor.

Nga ana tjetër, sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, është futur në listën e 10 golashënuesve më të mirë të kombëtares, duke shënuar plot 22 gola me fanellën e Argjentinës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!