“Tulipanët” morën të parët avantazhin, por që zgjati shumë pak. Vetëm 9 minuta nga goli i djemve të Ronald Koeman ka ardhur edhe kundërpërgjigja e vendase, me “Pancerat”, që kanë ndëshkuar miqtë holandezë, me një eurogol nga jashtë zonës së rreptësisë.
Një pasim i bukur i “fantazistit”, të Bayern Munich, Jamal Musiala dërgohet në rrjetën e Verburggen, falë një supergoditjeje të anësorit të Stuttgart, Maximilian Mittlestadt, i cili dërgon me një predhë topin, pas “shpatullave” të “shtatlartit” holandez. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al