VIDEO/ Kundërsulm vrastar i “Tulipanëve”, Holanda merr avantazhin në Frankfurt

schedule20:49 - 26 Mars, 2024

schedule 20:49 - 26 Mars, 2024

Është padyshim një nga përballjet më spektakolare, të mbrëmjes së kësaj të marte, teksa në “Deutsche Bank Park”, “Tulipanët” e Holandës kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit ndaj “Pancerave” gjermanë.

Një aksion perfekt i holandezëve të Ronald Koeman është finalizuar më së miri nga “fantazisti” holandez, Joey Veerman, me këtë të fundit, që merr një pasim perfekt nga Depay dhe me një goditje statike dërgon topin në rrjetën e Ter Stegen. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN