Shakira ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi kunja ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique.
Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një disk të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.
“Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më zhyste poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet”, është përgjigjur më konkretisht Shakira.
Kunjat e yllit të estradës për ish-partnerin e saj mund të mos ndalen, por futbollisti spanjoll i shmanget përmendjes së ish-it, ndërkohë që në çdo intervistë i pyetet diçka e lidhur, kujdeset të përgjigjet diplomatikisht./abcnews.al