Për herë të parë, Britania dërgon 10 tonë ndihma në Gaza nga ajri

schedule09:21 - 26 Mars, 2024

schedule 09:21 - 26 Mars, 2024

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi sot se RAF, Forca Ajrore Britanike, të për herë të parë dërguan nga ajri 10 tonë ushqim të destinuar për civilët në Rripin e Gazës.

Ndihma humanitare, “ujë, oriz, vaj gatimi, miell, ushqim i konservuar dhe formula për foshnjat” synon të ndihmojë njerëzit në Rripin e Gazës”, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga ministria.

Dërgimi i ndihmave u bë nga një RAF A400M si pjesë e një misioni ndihmash ndërkombëtare të koordinuar nga Jordania.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!